FIFA me duar të lidhura: Një luftë e vitit 1982 mund t’i largojë këta

0%

Michael Oliver është njëri nga shumë gjyqtarët që mund të pengohen të drejtojnë ndeshje në Kupën e Botës, nëse njëra prej dy kombëtareve arrin të kualifikohet në fazat e fundit të turneut. Oliver është pjesë e listës së FIFA me 52 gjyqtarë për Kupën e Botës, ndërsa përfaqësuesi tjetër i Anglisë në këtë kompeticion është Anthony Taylor.

Oliver do të drejtojë çerekfinalen mes Spanjës dhe Belgjikës, e cila potencialisht mund të rezultojë të jetë ndeshja e tij e fundit në këtë Botëror. Ai nuk mund të gjykojë asnjë ndeshje të përfshirë, pasi gjyqtarët nuk lejohen të drejtojnë sfida ku merr pjesë kombëtarja e tyre.

Por, sipas analistit të BBC Sport , Dale Johnson, Oliver gjithashtu nuk mund të drejtojë një ndeshje të përfshirë nga kombëtarja e Argjentinws, për shkak të situatës gjeopolitike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Argjentinës lidhur me ishujt Falkland.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Falklands War u zhvillua mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Argjentinës për një periudhë 10-javore në vitin 1982, pasi forcat argjentinase pushtuan dhe morën kontrollin e ishujve Falkland. Konflikti përfundoi pas 74 ditësh luftime, më , kur forcat argjentinase u dorëzuan pasi ushtria britanike arriti të rimerrte kontrollin e kryeqytetit të ishujve, Stanley.

Ishujt më pas iu rikthyen administrimit britanik. Gjatë konfliktit humbën jetën 649 ushtarakë argjentinas dhe 255 ushtarë britanikë. Gjithashtu u plagosën 777 pjesëtarë të forcave britanike, ndërsa u vranë edhe tre civilë britanikë. Pse nuk ka ndeshje të Botërorit sot?

Shpjegohet arsyeja e pushimit para përballjeve çerekfinale Nëse të dyja kombëtaret arrijnë deri në atë fazë, Anglia dhe kampionia në fuqi Argjentina do të përballeshin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Një skenar i tillë do të nënkuptonte automatikisht që Oliver dhe Taylor nuk do të mund të drejtonin finalen e Botërorit në New Jersey.

I njëjti kufizim do të vlente edhe për gjyqtarët argjentinas Yael Falcon Perez, Dario Herrera dhe Facundo Tello. Ka gjithashtu disa gjyqtarë të tjerë që mund të humbasin mundësinë për të drejtuar ndeshje të mëtejshme, pasi kombëtaret e tyre ende janë pjesë e turneut: Shpërthen ylli i Egjiptit pas eliminimit: Ky Botëror duke qartë se është manipuluar që nga fillimi Espen Eskas (Norvegji) Alejandro Hernandez Hernandez (Spanjë) Jalal Jayed (Marok) Francois Letexier (Francë) Clement Turpin (Francë) Sandro Scharer (Zvicër)

Burimi: Telegrafi