Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një rund tjetër sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi presidenti Donald Trump tha se armëpushimi midis dy vendeve mund të ketë përfunduar. Këto sulme bëhen një ditë pasi ushtria amerikane goditi disa zona ushtarake, pasi Irani shënjestroi anije tregtare në brigjet e Omanit.
“Me udhëzimin e Komandantit të Përgjithshëm, forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kanë filluar të kryejnë sulme shtesë kundër Iranit për të degraduar më tej aftësinë e tyre për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, thuhet në njoftimin e Komandës Qendrore të SHBA-së në X. Mediat iraniane kanë raportuar shpërthime në qytetet Bandar Abbas dhe në Sirik.
Trumpi të mërkurën herët deklaroi se SHBA-ja do ta godiste Iranin fuqishëm në mbrëmje.
