KF Arsimi nga Çegrani ka transferuar lojtarin e radhës. Është fjala për mesfushorin Ibrahim Olaosebikan. “26 vjeçari vjen nga radhët e Vardarit, ku vitin e fundit luajti 20 ndeshje, ndërsa në kampionatin vendorë më herët ka luajtur edhe dy sezone të shkëlqyera me Brerën. Ai ka pasur eksperienca edhe në ekipe të mëdha të superligës të Lituanisë si Hegelmann dhe Suduva.
Nigeriani gjithsejt në karrierën e tij ka të luajtura mbi 160 ndeshje në futbollin profesionist, dhe vjen si një përforcim i madh me eksperiencën dhe përvojën që ka, e që do jetë aset i madh për ekipin tonë”, ka njoftuar Arsimi..
