Gjykata Speciale përmes një reagimi në “X” ka thënë e gjyqtarët e saj janë të paanshëm. Në një video të publikuar, zëdhënësja e kësaj Gjykate thotë se gjyqtarët e Hagës përzgjidhen në një panel i pavarur , për t’u siguruar që ata janë profesionalë dhe të pavarur. “Pavarësia dhe paanshmëria e Gjyqtarëve sigurohet në procedurat para DHSK-së.
Të gjithë kandidatët vlerësohen nga një Panel Përzgjedhës i Pavarur, për të siguruar përzgjedhjen e Gjyqtarëve shumë profesionalë dhe të pavarur që përmbushin standardet e paanshmërisë dhe integritetit të përcaktuara nga Ligji”, thuhet në video. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
