Qoku: Na ndaluan në Qafë Thanë pa shpjegime, u detyruam të kthehemi

0%

Pas ndalimit në pikën kufitare Qafë Thanë, ka reaguar edhe koordinatori i grupit parlamentar të partisë VLEN, Bekim Qoku. Ai për mediat tha se u ndaluan dhe mbajtën në pikën kufitare në Qafë thanë pa ndonjë shpjegim, situatë që ai tha se është e pakuptimtë.

Qoku tha se ky veprim i bën të zemëruar dhe të indinjuar se pse ka ndodhur, ndërkohë që e quajti maltretim ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. “Na u komunikua se njërit nga bashkëudhëtarët tanë i refuzohet hyrja në Shqipëri dhe ne u kthyem të gjithë dhe aktualisht jemi në Strugë. Ishte situatë e pakuptimtë.

Ne jemi në dijeni se ka pasur disa ndalesa për shkak të protestave atje, mirëpo ne u ndaluam pa sqarime”, tha Qoku. Kujtojmë se, gjatë ditës së sotme në pikën kufitare Qafë Thanë, koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, deputeti Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qoku, Azizi dhe Murtezani përballen me ndalesë për hyrje në Shqipëri

Burimi: Telegrafi