Industria e qumështit përballet me dilema për cilësinë

0%

Përplasja në qëndrime mes prodhuesve, grumbulluesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit kërkon një qëndrim të qartë nga institucionet e vendit, përkatësisht nga Ministria e Bujqësisë dhe dikasteret e saj, në mënyrë që të shmangen prodhimet e dyshimta, si ato vendore ashtu edhe ato të importuara.

“Nuk po arrijmë ta shesim qumështin e fermave tona, ndonëse është i verifikuar dhe i dëshmuar për cilësi nga AUV dhe i garantuar deri te përpunuesit e qumështit”, ka thënë Naser Bajraktari nga Shoqata e Prodhuesve dhe Grumbulluesve të Qumështit.

“Qumështi i prodhuar nga fermat tona të merret dhe të bëhet pagesa e tyre, që të mbijetojnë bujqit, sepse ne e kemi maksimumin e 40% të sasisë që e kemi si konsum në Kosovë”, ka thënë Bajraktari. Prodhuesit kanë adresë dhe duhet të kontrollohen nga institucionet përkatëse. Çdo kontroll kontribuon në rritjen e cilësisë dhe sasisë, ka shtuar Bajraktari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Unë mendoj se është obligative me na kontrollu të gjithë. Çdo produkt i cili del në shitje në tregun e Kosovës duhet me u kontrollu, pse jo edhe fermeri në fermë. Prej fillimi janë të mirëseardhur”, ka thënë Bajraktari. “Ajo punohet në disa qumështore të vogla.

Ka shumë qumështore të tjera që punojnë vetëm me qumështin e freskët”, ka thënë Gani Durmishi, përpunues i qumështit, duke shtuar se kanë blerë pajisje për të mundur t’i zëvendësojnë produktet e importuara. “Ne ia ofrojmë konsumatorit nëpër markete dhe ai ka mundësinë me zgjedh se a po don produkte bimore apo me prejardhje shtazore, varësisht qysh e ka xhepin.

Nëse e don me ble djathë të vërtetë me qumësht të vërtetë, nëse don me produkte shtazore e ka 7 euro, nëse don me produkte bimore e ka me 2 deri në 3 euro, qysh të na bien nga importet” , ka thënë Gani Durmishi nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit.

Profesori universitar Medin Zeqiri vlerëson se nevojitet bashkëveprim institucional për të eliminuar dilemat në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të qumështit dhe produkteve të tij në vend.

“Nëse ai përzihet me bazë bimore, që realisht nuk duhet, do të kishte probleme në aspektin shëndetësor dhe të sigurisë ushqimore, sepse vaji i palmës i nënshtrohet një procesi të rafinimit dhe gjatë atij procesi lirohen disa materie kimike, glicide, të cilat më pas do të ishin kancerogjene për shëndetin publik të njeriut, nëse kemi përzierje të këtij produkti” , ka thënë profesori universitar Medin Zeqiri.

Ndërkohë, përfaqësues të prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit dhe produkteve të tij ishin pjesë e një bashkëbisedimi në Odën Ekonomike të Kosovës. Ata theksuan se respektimi i standardeve të sigurisë ushqimore nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe domosdoshmëri ekonomike.

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se cilësia e produkteve, gjurmueshmëria e lëndëve të para, deklarimi i saktë i përbërjes dhe etiketimi transparent janë bazë për ndërtimin e besimit të konsumatorit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendor.

Burimi: Bota Sot