Kurti takohet me komandatin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë

0%

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutash. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka pranuar edhe urime nga Ulutash për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit. “Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Krahas angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij”- thuhet në komunikatën e ZKM-së. Ulutash është në mandatin e tij të dytë në krye të Misionit të NATO-s në Kosovë.

Në zgjedhjet e fundit në vend, rezultatet e të cilit u certifikuan sot më , Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin ka fituar 47.13% të votave apo 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo