Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, vizitën e e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e cilësoi si ditë historikë për Luginne Preshevës. Rexhepi tha se kjo vizitë ishte një mesazh i fuqishëm se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë vetëm dhe se zëri i tyre dëgjohet në institucionet më të larta të shtetit shqiptar.
Postimi i plotë: 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬! Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, në Këshillin Kombëtar Shqiptar shënon një moment me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ishte një mesazh i fuqishëm se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë vetëm dhe se zëri i tyre dëgjohet në institucionet më të larta të shtetit shqiptar. Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj. Lugina e Preshevës është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e trungut kombëtar shqiptar.
