Gjatë një konference për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mbajtur gjatë samitit të NATO-s në Turqi, presidenti amerikan, Donald Trump zbuloi detaje të një sulmi të pretenduar ndaj një aeroplanmbajtëseje amerikane.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth prodhimit evropian të raketave amerikane për interceptim Patriot, lideri amerikan e shfrytëzoi rastin për të treguar një histori nga lufta me Iranin, por gjatë fjalimit gabimisht përmendi Japoninë në vend të Iranit, shkruan Reuters.
Pyetja erdhi pas thirrjes së presidentit Zelensky për dërgimin e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet ajrore ruse. Trump e nisi përgjigjen e tij duke lavdëruar armët mbrojtëse. “E dini, kjo është armë mbrojtëse, të cilën e pëlqej më shumë sesa armët sulmuese. Është më e mira”, tha ai.
Më pas ai bëri një deklaratë për një sulm, duke ngatërruar Iranin me Japoninë. “Unë e tregova këtë histori edhe dje. Republika Islamike e Japonisë na gjuajti me 111 raketa”, deklaroi Trump, duke iu referuar me sa duket Iranit dhe jo aleatit amerikan në Azi, Japonisë.
Presidenti amerikan vazhdoi me detajet e pretenduara të sulmit “bBrenda një periudhe prej rreth një ore, u hodhën 111 raketa drejt aeroplanmbajtëses Abraham Lincoln, një anije shumë e shtrenjtë. Dhe pothuajse çdo njëra prej këtyre raketave u rrëzua”/ Trump shtoi se në mbrojtje nuk u përdorën vetëm sistemet Patriot, por edhe teknologji të tjera. “Nga 111 raketa, çdo njëra u rrëzua.
Asnjëra nuk e goditi anijen. Mendoni për këtë: brenda vetëm një ore raketat po vijnë drejt jush dhe secila prej tyre rrëzohet”, përfundoi presidenti amerikan.
