Shpërndaje në: Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) ka njoftuar se pas pranimit të raportit lidhur me dëmtimet në Kompleksin Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në Orllan, ka paraqitur kërkesë për inicimin e hetimeve në Policinë e Kosovës.
Kjo kërkesë thuhet se është bazuar në dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht, i cili parasheh se dëmtimi, shkatërrimi ose cenimi i monumenteve dhe objekteve të mbrojtura kulturore, historike dhe fetare përbën vepër penale dhe ndiqet e dënohet sipas legjislacionit në fuqi.
Njëkohësisht thuhet se Agjencia është duke realizuar edhe projektin “Intervenime Emergjente në Komplekse dhe Memoriale, Varreza të Dëshmorëve dhe Martirëve – Kosovë – Intervenime Emergjente në KM ‘Kulla e Zahir Pajazitit’, Orllan – Podujevë”, siç thuhet, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gjendjes së këtij Kompleksi Memorial.
Në kuadër të projektit që është duke u realizuar dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente, Agjencia thuhet se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për sanimin e dëmtimeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe administrative në fuqi.
