Trumpi propozon që Ukrainës t’i jepet licenca për prodhimin e

0%

Shpërndaje në: Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë të mërkurën se do të diskutojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn për t’ia dhënë vendit mundësinë për t’i prodhuar vetë sistemet mbrojtëse raketore“Patriot”. “Ne do t’u japim atyre të drejtën për të prodhuar ‘Patriot’. Ne do t’u tregojmë atyre se si ta bëjnë këtë”, ka thënë Trumpi.

Paraprakisht, Trumpi theksoi se SHBA-ja do të jap një licencë për sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore “Patriot” që do të prodhohen jashtë vendit për Ukrainën, për t’iu kundërvënë sulmeve raketore ruse, një sukses i madh për Ukrainën, e cila ka pasur shumë nevojë për teknologjinë në luftën që tani është në vitin e saj të pestë.

Trumpi e lavdëroi Zelenskyn se “ka bërë një punë të mrekullueshme” dhe “ka qenë shumë efektiv” në luftë. Zelensky ka kërkuar prej kohësh më shumë nga sistemet e mbrojtjes, të cilat janë të shtrenjta, me kërkesë të lartë dhe kërkojnë shumë kohë për t’u prodhuar. Ai ka bërë presion që Ukrainës t’i jepet një licencë për të prodhuar teknologjinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha