Gjyqtarë argjentinas për ndeshjen Franca – Maroku

0%

Shpërndaje në: FIFA ka konfirmuar se gjyqtari 44-vjeçar, Facundo Tello dhe ekipi tij do të ndajnë drejtësi në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Marokut. Ndeshja e parë çerekfinale e Botërorit zhvillohet të enjten nga ora . Tello do të asistohet nga Juan Pablo Belatti dhe Gabriel Chade, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dario Herrera.

Është hera e parë në këtë edicion të Kupës së Botës që një ndeshje do të ketë gjyqtarë vetëm nga një shtet, në këtë rast nga Argjentina. Gjyqtari argjentinas kishte ndarë drejtësi në fitoren e Marokut në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Portugalisë në Katari 2022. Vendimi i FIFA-s ka hapur debat të madh marrë parasysh rivalitetin e zjarrtë të viteve të fundit të Francës me Argjentinën.

Franca e Argjentina ishin përballur në finale në “Katari 2022”. Argjentina e mposhti Francën në penallti. Mbrojtësi i Bayernit, francezi Dayot Upamecano, tha se “do të përqendrohemi te Maroku”. “Nuk do të përqendrohem se kush do të jetë gjyqtari”, deklaroi Upamecano. Ndërsa lojtarët mbeten të qetë, reagimi nga komuniteti i gjerë i futbollit ka qenë shumë më i zëshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tifozët përdorën mediat sociale për të vënë në pikëpyetje logjikën pas vendimit të FIFA-s për arbitrin.

Burimi: Koha