Ipswich Town sapo ka zyrtarizuar transferimin e Ederson. Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi brazilian është prezantuar në ambientet e klubit, ndërsa për shërbimet e tij, skuadra angleze pagoi 27 milionë euro në arkat e Toulouse. Me Ederson në sulm, Ipswich tenton të krijojë një “partneritet” me sulmuesin shqiptar Anis Mehmeti.
Një afrim ky me shumë potencial për këtë skuadër që i drejtohet sezonit të ri me ambicien për të bërë më mirë se thjesht objektivi minimal i qëndrimit në elitë.
