Daliq pas largimit: Vendimi më i vështirë

0%

Shpërndaje në: Zlatko Daliq është larguar nga posti i selektorit të Kroacisë pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026. Daliq ka thënë se largimi nga posti i selektorit ka qenë “vendimi më i vështirë”.

“Pozita në ekipin përfaqësues kërkon shumë vendime të vështira, por ky ishte sigurisht më i vështiri për mua”, ka thënë Daliq në deklaratën e publikuar nga Federata e Futbollit e Kroacisë të mërkurën. Kroacia u eliminua në një të tetën e finales. “Largohem me zemër plotë, krenar për kontributin tim në sukseset më të mëdha në histori të futbollit kroat.

I uroj pasardhësit tim, ekipit dhe futbollit kroat shumë suksese të reja”, ka theksuar Daliq. “Mbështetja e ditëve të fundit më ka shtyrë të rishqyrtoj vendimin për t’u larguar, por ka ardhur koha. Edhe pse ende ndiej ambicien dhe dëshirën për të shkruar suksese të reja me Kroacinë, mendoj se ky është momenti i duhur për të përfunduar këtë epokë të jashtëzakonshme”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha