Arteta pranë goditjes së madhe, super ylli francez një hap larg

0%

Arsenali është pranë finalizimit të dy transferimeve që mund të ndikojnë ndjeshëm në vazhdimin e afatit kalimtar veror. Deri më tani, ardhja përfundimtare e Piero Hincapie mbetet lëvizja e vetme e përfunduar e “Topçinjve”, por kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt. Mesfushori i kombëtares së Francës, Manu Kone, mund të bëhet përforcimi i parë i ri i Arsenalit këtë verë.

Sipas mediumit italian Corriere della Sera , Arsenali jo vetëm që ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lojtarit, por ka arritur tashmë marrëveshje edhe për kushtet personale me 25-vjeçarin. Kjo do të thotë se klubi londinez duhet vetëm të arrijë një marrëveshje me Romën për shumën e transferimit, në mënyrë që ta kompletojë blerjen e tij.

Megjithatë, pjesëmarrja e Kones me Francën në Kupën e Botës mund t’i ngadalësojë disi negociatat. Mesfushori ka luajtur në tri nga pesë ndeshjet e Francës në këtë Botëror. Ai ishte në fushë për 90 minuta në fitoret e fazës së grupeve ndaj Norvegjisë dhe Irakut, ndërsa zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales kundër Paraguait.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arsenali përgatit 60 milionë euro për transferimin e yllit anglez Raportohet se Roma e vlerëson Konen rreth 50 milionë euro, një shumë që konsiderohet e përballueshme brenda buxhetit të Arsenalit. 25-vjeçari ka ende edhe tre vite kontratë me klubin italian, të cilit iu bashkua në vitin 2024.

Trajneri Mikel Arteta pati probleme të mëdha me opsionet në mesfushë sezonin e kaluar, për shkak të lëndimeve të lojtarëve si Mikel Merino dhe kapitenit Martin Odegaard, andaj ardhja e Kones do t’i lehtësonte gjërat për spanjollin./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi