Foden ndoqi Anglinë nga një “pub”, befasohen anglezët

0%

Shpërndaje në: Tifozët anglezë u habitën kur futbollisti Phil Foden u shfaq në një “pub” për të parë Anglinë në Kupën e Botës. Futbollisti i Manchester Cityt hyri papritur në pubin “Bay Tree” në Grove dhe shikoi ndeshjen mes Anglisë dhe Meksikës (3:2).

Siç shkruan “The Sun”, Foden u shfaq në pub pak para fillimit të ndeshjes, pasi kishte marrë pjesë në garën e Formula 1 në Silverstone më herët atë ditë. Të pranishmit, siç raportohet nga “The Sun”, “nuk mund t’u besonin syve”, ndërsa mesfushori e shikonte me qetësi ndeshjen në shoqërinë e miqve. Pubi ishte i mbushur me rreth njëqind tifozë.

Foden mbeti jashtë skuadrës së Thomas Tuchel, ndërsa nuk hezitoi të bëjë fotografi me shikuesit. “Ishte një surprizë e këndshme”, tha një nga klientët e kënaqur të lokalit. “Ai piu një ‘Coca-Cola’ dhe ishte i lumtur të bënte foto me vendasit. Ishte fantastike ta shihnim në komunitetin tonë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Futbollisti anglez qëndroi në pub gjatë gjithë ndeshjes dhe u largua menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit. Ai për Anglinë ka 49 ndeshje dhe katër gola.

Burimi: Koha