Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar banorët e lagjes Sofalia që të përdorin ujin e pijshëm me kujdes dhe përgjegjësi, për shkak të rritjes së konsumit gjatë sezonit veror. Me qëllim të sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm me ujë për të gjithë konsumatorët, është e domosdoshme shmangia e shpenzimeve të panevojshme dhe përdorimi racional i ujit të pijshëm.
Qytetarëve i kërkohet të mos përdorin ujin e pijshëm për ujitjen e oborreve, kopshteve dhe sipërfaqeve të gjelbra, larjen e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave të tjera publike apo private, mbushjen e pishinave dhe rezervuarëve privatë, lënien e çezmave të hapura pa nevojë, çdo formë tjetër të keqpërdorimit apo shpenzimit të panevojshëm të ujit.
“Me bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e secilit qytetar, mund të sigurojmë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjitha familjet, institucionet dhe bizneset “, thuhet tutje në njoftim.
