Shpërndaje në: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se lufta me Iranin ka qenë një “sukses i jashtëzakonshëm ushtarak” dhe ka shtuar se ka ndaluar Teheranin të ketë armë bërthamore. Në konferencën në samitin e NATO-s, Trumpi ka thënë tutje se nuk mendon se do të fillojë një tjetër konflikt në shkallë të gjerë. “Gjithçka që do të ndodhë, do të marrë fund shumë shpejt”.
I pyetur nëse lufta do të fillojë sërish, ai u përgjigj se nuk mendon se do të fillojë. “Mendoj se do të shkojë shumë shpejt, ata godasin disa anije dhe ne i godasim shumë më fort”. Ai ka thënë se negociatorët e Iranit janë “pak të çmendur” ndërsa shtoi se “në një ditë të gjitha sistemet e tyre kundërajrore janë zhdukur, gjithçka është zhdukur, udhëheqësit e tyre janë zhdukur”.
“Ata kanë një palë udhëheqësish të tjerë, por ata mund të zhduken. Kush e di?” Ndërsa theksoi po ashtu se është shënjestër i Iranit. “Mund të zhdukem edhe unë, sepse jam objektivi i tyre numër një”, ka thënë ai.
