Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foton familjare në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara. Kreu i qeverisë shqiptare shfaqet krah presidentit turk Erdogan, ndërsa aty ndodhen edhe liderët e tjerë botëror si Rutte dhe Trump.
Në videon e shpërndarë nga zyra e shtypit të Kryeministrit, shfaqet një moment kur atletet e veshura nga Kryeministri Edi Rama tërheqin vëmendjen e Mark Ruttes, me këtë të fundit që ia tregon menjëherë Presidentit Trump. Samiti u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa vetëm fjala hapëse e Erdogan ishte ajo që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat. /tch
