“Los Anxhelos 2028” hyn në fazën e numërimit mbrapsht

0%

Qyteti i Los Anxhelosit ka hyrë zyrtarisht në fazën e numërimit mbrapsht për organizimin e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Verore 2028.

Pak më shumë se dy vjet para ceremonisë hapëse, drejtuesit e komitetit organizator deklarojnë se përgatitjet po zhvillohen sipas planit dhe se projekti ka hyrë tashmë në fazën e zbatimit.Drejtori operativ i “LA28”, John Harper, u shpreh optimist për ecurinë e punimeve, duke theksuar se organizatorët ndodhen “pikërisht aty ku duhet të jenë”.

Organizatorët kanë finalizuar marrëveshjen me autoritetet lokale për ofrimin e shërbimeve publike gjatë Lojërave, ndërsa po analizojnë edhe organizimin e ndeshjeve të Kupës së Botës në stadiumin “SoFi”, të cilat do të shërbejnë si provë për transportin, sigurinë dhe menaxhimin e fluksit të tifozëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, impianti i ri “Knight Riders Cricket Ground” ka pritur tashmë ndeshjet e para të “Major League Cricket”, duke testuar një tjetër arenë që do të përdoret gjatë Olimpiadës. Harper bëri të ditur se në gusht do të nisë faza e dytë e shitjes së biletave dhe zbuloi se është krijuar edhe një program i posaçëm për komunitetin.

Nga ana tjetër, drejtoresha për sportistët në “LA28”, Janet Evans, theksoi se prioriteti kryesor mbetet mirëqenia e atletëve.

“Qëllimi im është që sportistët të kenë ushqim cilësor, transport të organizuar dhe të mbërrijnë në garë në kushtet më të mira të mundshme”, deklaroi ajo, duke konfirmuar gjithashtu se në fshatin olimpik nuk do të përdoren më shtretërit prej kartoni siç kishte ndodhur në Olimpiadat e mëparshme në Tokio dhe Paris.

Edhe drejtori ekzekutiv i LA28, Reynold Hoover, vlerësoi ritmin e përgatitjeve, duke deklaruar se “Los Anxhelosi është më shumë se gati” dhe se organizatorët kanë hyrë tashmë në fazën vendimtare të projektit.

Me ritmin aktual të punës dhe bashkëpunimin mes organizatorëve dhe institucioneve lokale, Los Anxhelosi synon të zhvillojë një nga edicionet më të organizuara dhe më moderne në historinë e Olimpiadave.

Burimi: Bota Sot