Kjo është gjendja e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur gjendjen aktuale të rezervave të ujit në liqenet akumuluese, duke njoftuar se të dy liqenet ndodhen pranë nivelit maksimal të mbushjes. Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa Liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 metra.

KRU “Prishtina” ka shfrytëzuar rastin për t’u bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të kujdesen për burimet ujore dhe të përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme. “T’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit!”, thuhet në apelin e kompanisë.

Burimi: Bota Sot