Uji në Badovc e Batllavë ende nën nivelin maksimal

0%

Shpërndaje në: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjendja aktuale me ujin në liqenet e Badovcit dhe Batllavës është në nivel të ulët të mbushjes. Sipas njoftimit të KRU “Prishtinës”, këtyre dy liqeneve u mungojnë nga rreth 2 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes.

“Gjendja aktuale e liqeneve: Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes. Liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes”, thuhet në njoftim. Më tej është bërë thirrje për ruajtje dhe mbrojtje të burimeve të ujit.

Burimi: Koha