Ferizaj nuk ndalet, transferon edhe Ermal Veliqin

0%

Ferizaj vazhdon të jetë aktive në tregun e transferimeve. ”Ujqit” e kanë synimin e qartë, rikthimin s më parë në Superligën e Kosovës., Ferizaj ka njoftuar zyrtarizimin e mbrojtësit të krahut, Ermal Veliqi. Ai ka një përvojë të madhe në futbollin kosovar, duke qenë pjesë e FC Prishtinës, KF Vëllaznimit, KF Drenicës dhe së fundmi KF Trepçës.

FC Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e krahut Ermal Veliqi, i cili nga sot do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Me angazhimin dhe përvojën e tij, ai vjen për të forcuar repartin defensiv të ekipit dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit..

Burimi: Bota Sot