Kurbini drejt transformimit/ 19 kantierë të hapura, rrugë të reja në

0%

Investimet në infrastrukturën rrugore në Bashkinë e Kurbinit po hyjnë në fazën përfundimtare, duke ndryshuar ndjeshëm panoramën urbane dhe rurale të zonës. Aktualisht janë 19 kantiere të hapura në të gjithë territorin e bashkisë, ku puna vijon me ritme intensive.

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, deklaroi se projektet përfshijnë rikonstruksionin e rrugëve lidhëse të qytetit me akset kombëtare, si edhe asfaltimin e rrugëve të brendshme në Laç dhe në njësitë administrative të Kurbinit.

Falë kërkesave të banorëve dhe zbatimit të projekteve të financuara nga fondet e Bashkisë Kurbin, një pjesë e madhe e këtyre problematikave po marrin zgjidhje. Investimet do të vijojnë edhe në zona të tjera rurale, ku parashikohet shtrimi dhe asfaltimi i rrugëve të mbetura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një nga projektet më të rëndësishme që po zbatohet është rikualifikimi i tregut të Milotit, me një vlerë prej 271.474.923 lekësh, investim i financuar nga qeveria shqiptare. Banorët e Kurbinit shprehen pozitivë për investimet e realizuara gjatë viteve të fundit, duke vlerësuar se përmirësimi i infrastrukturës po rrit cilësinë e jetesës.

Burimi: Bota Sot