Publicisti shqiptar Milaim Nela ka reaguar ndaj zhvillimeve brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke komentuar kalimin e drejtimit të partisë nga Lumir Abdixhiku te Përparim Rama. Në një reagim të publikuar, Nela ka bërë një krahasim me zhvillimet brenda Partia Socialiste e Shqipërisë, duke shkruar se ky ndryshim nuk përbën një transformim të vërtetë politik.
“Te kalosh LDK-në nga Lumiri tek Perparimi, është njëlloj si të kalosh PS-në nga Edvini tek Erioni! LDK-se i duhet shpetimi nga Soros e jo kalimi nga një Sorosist në tjetrin Sorosist! Ndërsa PS si parti kriminale pjellë e Serbisë është e pashpëtueshme e duhet nxjerrê jashtë ligjit ”, shkruan Nela.
