“Ëndrra është ende gjallë”, Granit Xhaka reagon në rrjetet sociale

0%

Kapiteni shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ndau një mesazh emocionues në rrjetet sociale pas triumfit dramatik ndaj Kolumbisë në penallti. Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas kualifikimit historik të Zvicrës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.

Zvicra siguroi kalimin tutje pas një përballjeje dramatike ndaj Kolumbisë në fazën e 1/8-tës, duke triumfuar pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3 dhe duke vazhduar ëndrrën në turneun më të madh të futbollit.

Xhaka flet pas kualifikimit historik të Zvicrës: Si kapiten duhej të merrja përgjegjësi Pas ndeshjes, kapiteni i helvetikëve publikoi një mesazh të shkurtër në llogarinë e tij në Instagram, duke shprehur entuziazmin për arritjen e skuadrës. “Rrugëtimi vazhdon… Ëndrra është ende gjallë. Jemi në çerekfinale. Le të vazhdojmë të besojmë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë fitore, Zvicra ka siguruar një vend mes tetë kombëtareve më të mira të Botërorit, ndërsa tani synon të vazhdojë rrugëtimin historik drejt fazave finale të turneut. Në ndeshjen çerekfinale, Helvetikët do të ndeshen me kampionët e botës, Argjentinën, në ndeshjen e paraparë të luhet nga ora në mëngjesin e së dielës.

Burimi: Telegrafi