Kampioni i Kosovës, Ballkani, do të nisë sonte aventurën në garat evropiane për sezonin 2026/27, ku në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës së UEFA-s përballet me skuadrën nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads.
Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin “Llanellian Road” në Colwyn Bay, me fillim nga ora , derisa ky duel shënon hapin e parë të therandasve drejt një tjetër edicioni evropian. Ballkani hyn në këtë përballje me përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, pasi viteve të fundit ka qenë pjesë e rregullt e garave evropiane dhe madje ka arritur fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Sipas shortit të hedhur nga UEFA, ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet një javë më vonë në Kosovë, ku do të vendoset edhe skuadra që kalon në raundin e dytë kualifikues. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mislav Karoglan synon një rezultat pozitiv në transfertë, për të krijuar epërsi para ndeshjes së kthimit para tifozëve vendas.
Ky duel konsiderohet i rëndësishëm për Ballkanin, i cili synon të vazhdojë traditën e paraqitjeve solide në arenën ndërkombëtare dhe të sigurojë avancimin tutje në garat e UEFA-s.
