Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të mërkurën () se ka urdhëruar sekretarin e tij të Thesarit, Scott Bessent, që të ndërpresë krejt tregtinë me Spanjën, duke e quajtur Madridirn “partner të tmerrshëm” në NATO, raporton Reuters . Trump ka folur derisa në krah kishte Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, para samitit të aleancës në Ankara.
Trump ka pasur përplasje në distancë edhe më herët me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, për shkak të dallimeve që kishin për luftën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit. Po në samitin e Ankarasë, Trump i është rikthyer edhe njëherë çështjes së Grenlandës, duke shkaktuar reagimin e kryeministres daneze, Mette Fredriksen.
Trump ka thënë se SHBA-ja duhet ta marrë kontrollin e ishullit autonom danez në Arktik, por liderja daneze ka thënë se vendi i saj do ta mbrojë krejt territorin e saj . Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
