Trumpi për memorandumin e mirëkuptimit me Iranin: Ka marrë fund

0%

Shpërndaje në: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se memorandumi i mirëkuptimit me Iranit “ka marrë fund”, pas sulmeve të kryera nga dyja shtetet orëve të fundit. Nga Samiti i NATO-s në Turqi, Trumpi ka thënë se “nuk dëshiron më të merret me iranianët” të cilët i ka quajtur “llum”. “Me aq sa jam në dijeni, është thjesht humbje kohe të merremi me ta. Janë gënjeshtarë…

Ka diçka që nuk shkon me ta. Janë të çuditshëm. Me sa kam informata unë, ka marrë fund”, ka shtuar ai duke i quajtur iranianët “të sëmurë e të dhunshëm”. Dy shtetet kanë këmbyer zjarr orëve të fundit rreth Ngushticës së Hormuzit dhe bazave amerikane në Lindjen e Mesme, pavarësisht një armëpushimi të arritur javë më herët e që parashihte një rrugë drejt marrëveshjes finale për paqe.

Burimi: Koha