Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 7 korrikut në Pejë. Sipas informacioneve të policisë, një burrë ka raportuar në polici se, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht nga njerka e tij. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, ajo është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
Burimi:
Bota Sot
