Një shtetas kosovar i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Roland Susurin. Ekstradimi është realizuar më nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Sipas Policisë së Kosovës, Susuri ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi kërkohej me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Fshehje e provave” . Policia njoftoi se i dyshuari i ishte shmangur drejtësisë para arrestimit të tij në Hungari.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Hungarisë. I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve të Sinjalit, Roland Susuri ishte arrestuar edhe më herët në lidhje me të njëjtin rast. Kujtojmë se rasti lidhet me ngjarjen e 3 janarit 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, ku mbeti i vrarë një shtetas i Shqipërisë. Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
