Një muaj pas zgjedhjeve, KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mbajë sot, duke filluar nga ora , mbledhjen e radhës, në të cilën është paraparë certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Mbledhja vjen një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, pasi dita e martë shënoi plot një muaj nga procesi zgjedhor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se mbledhja është caktuar pasi Gjykata Supreme ka vendosur për ankesat e paraqitura lidhur me procesin zgjedhor. “Ju njoftoj se të mërkurën (, ora ) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka deklaruar Elezi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare përmbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor, duke i hapur rrugë hapave të mëtejmë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Burimi: Telegrafi