Selektori i Egjiptit thotë se Argjentina po favorizohet për ta fituar

0%

Shpërndaje në: Selektori i Egjiptit, Hossam Hassan ka dhënë tjetër deklaratë të fortë për zhvillimet në ndeshjen ndaj Argjentinës. Egjipitianët vlerësojnë se janë dëmtuar shumë nga arbitri. Argjentina fitoi 3:2 dhe avancoi në çerekfinale. Ishin disa situata të dyshimta. “Jeta është e padrejtë. Bota është e padrejtë. Në rregull, por pres nuk ka drejtësi në sport?

Nuk jam i bindur nga ky rezultat dhe nga mënyra se si u zhvilluan gjërat në këtë ndeshje”, ka thënë Hassan në konferencë për shtyp. “Gjyqtari ishte i padrejtë. Zoti më mjafton dhe ai i rregullon punët. Gjyqtari shërdoroi përpjekjet e një vendi të tërë. Kupa është drejtuar drejt Argjentinës. Nuk kemi parë respekt apo lojë të ndershme.

Një penallti u anulua dhe një incident i dytë që duhejt të ishte kontrolluar për penallti për ne, nuk u shikua as nga VAR-i. Goli i dytë u anulua çuditërisht, për çfarëdo arsye. Duket se ka pasur presion nga pala argjentinase ndaj gjyqtarit që solli këtë “, ka theksuar selektori i Egjiptit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha