Rikthim spektakolar me gol në Shqipëri, Ardit Nikaj “ndez” Elbasanin:

0%

Pas aventurës te Wisla në Poloni, ish-sulmuesi i Vllaznisë, Ardit Nikaj ka vendosur të bashkohet me Elbasanin. Shkodrani debutoi në mënyrë spektakolare me verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic kundër BATE Borisov. Ai shënoi golin e parë të ndeshjes ndaj rivalit bjellorus, ndërsa ishte rrezik konstant në portën mike.

Ky takim vlejti për raundin e parë të Conference League “Kisha kohë që po e prisja këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur, por kishim raste për të shënuar golin e 2-të apo të 3-të. Ky është futbolli. Besoj që do ia arrijmë qëllimit. Mbrëmjet europiane kanë tjetër specifik. Hera e parë që po luajë në Conference League. Ekipi ka ndryshuar pak nga largimet e shumta, por ka pasur edhe afrime.

Skuadra më duket mirë, ama kërkon kohën e vetë, pasi edhe në fazën përgatitore nuk kemi bërë edhe shumë ndeshje miqësore”, u shpreh Nikaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot