Misioni i OSBE-së publikon raportin e monitorimit të gjykimeve të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë. Marrin pjesë: shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadori Gerard McGurk, ministrja në detyrë e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schwarz, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi dhe U.D. i Kryeprokurorit Agron Qalaj (Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, ora 10.00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.
Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit. (KQZ, ora ) Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Edmondo Cirielli, për vizitë në Kosovë.
Ai me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pikërisht Kirurgjinë Kardiake dhe Laboratorin e Mikrobiologjisë, të themeluar nga Kooperacioni Italian për Zhvillim (QKUK, ora ) OJQ Rhythm organizon koncertin e të rinjve “Ritmi i miqësisë dhe paqes”. (Cineplay salla numër 5, Abi Çarshia, Prizren, ora )
