Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, i ftuar në Pressing në T7, u pyet lidhur me inspektimet që u bënë javën e kaluar në qumështoren Vita. “Që nga fundit i vitit 2023 në Kosovë është dhjetëfishuar importi i qumështit pluhur, pra tri vite të importit rekord të qumështit pluhur.
E dyta, shoqatat na kanë referuar, përdorimi masiv i vajit të palmës që nga viti 2024 dhe 2025, është trefishuar nga vitet paraprake”, tha Muja. Cila shoqatë ju ka alarmuar? “Shoqata e prodhuesve të qumështit”, u përgjigj Muja.
