Mbyllet përkohësisht Pishina e Gërmisë

0%

Ndërmarrja “Sport Marketing” ka njoftuar se me kërkesë të Inspektoratit Sanitar, Pishina e Gërmisë do të jetë përkohësisht e mbyllur deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

NPL “Sport Marketing” ka njoftuar se rregullisht e kontrollon cilësinë e ujit dhe bën matjen e vlerave përkatëse në përputhje me standardet dhe procedurat e brendshme të mirëmbajtjes. “Gjendja e përgjithshme e Pishinës së Gërmisë është e mirë, si në aspektin e cilësisë së ujit, ashtu edhe të ambienteve brenda saj.

Megjithatë, duke marrë parasysh rregullat dhe procedurat e IKSHPK-së për pishinat publike, si dhe për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj qytetarëve, do të presim rezultatet zyrtare nga Instituti para vazhdimit të punës”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërmarrja thot se do i respektojë dhe zbatojë vendimet e organeve përgjegjëse, duke pasur si prioritet kryesor sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sipas njoftimit, pas përfundimit të procedurave dhe marrjes së rezultateve zyrtare do të dalë me njoftim për vazhdimin e punës së Pishinës së Gërmisë.

Burimi: Kallxo