Elbasani i Ivan Gvozdenoviç nuk shkoi më shumë se barazimi 1:1 në aktin e parë ndaj BATE Borisov, duel i vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Ardit Nikaj zhbllokoi i pari sfidën në minutën 45+1, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që bjellorusët barazuan shifrat në minutën e 67-të me Rusakov.
Dueli i kthimit do të luhet në datën 16 korrik në orën në Azerbajxhan. ELBASANI-BATE BORISOV 1:1 Nikaj 45+1′ / Rusakov 67′
Burimi:
Bota Sot
