Nedim Bajrami e nis mbarë, shënon

0%

Nedim Bajrami e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën përgatitore me Rangers. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte një nga autorët e golave në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Raith Rovers, duke dhënë sinjale pozitive në fillim të përgatitjeve për sezonin e ri. Skuadra e Rejnxhërsit, arriti të merrte një fi tore të thellë me rezultatin 5-1.

Trajneri Derek MekInes i dha minuta Bajramit në pjesën e dytë të takimit, ku shqiptari u aktivizua si zëvendësues, për të gjetur rrugën e rrjetës, duke vulosur paraqitjen bindëse të Rangers në testin e parë të verës. Ndeshja shërbeu kryesisht si një provë për stafin teknik, i cili po vlerëson gjendjen e futbollistëve në ditët e para të fazës përgatitore.

Rejnxhërs vazhdon të mos e ketë të plotë skuadrën, pasi disa lojtarë ende nuk janë rikthyer nga pushimet pas angazhimeve në Kupën e Botës 2026, ndërsa drejtuesit po punojnë edhe për afrime të reja në merkato. \Sipas mediave skoceze, reparti i mesfushës konsiderohet aktualisht zona më e kompletuar e skuadrës së MekInes, ku bën pjesë edhe Bajrami, kështu që në merkato e verës mund të mendohen edhe largime në këtë repart.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot