Nuk kanë fund polemikat në këtë Botëror

0%

“FIFA është e paturpshme”, kështu e nis RMC Sport artikullin ku njofton se i gjithë ekipi i arbitrimit që do të drejtojë ndeshjen mes Francës dhe Marokut është argjentinas. Ky lajm ka shkaktuar habi në mediat franceze dhe është përhapur në të gjithë vendin. Do të jetë Fakundo Telo, një arbitër me përvojë, ai që do të drejtojë ndeshjen së bashku me dy ndihmësit e tij.

Edhe arbitri i katërt dhe arbitri i VAR-it do të jenë argjentinas, gjë që ka tërhequr vëmendjen, pasi FIFA zakonisht ka zgjedhur arbitra të së njëjtës kombësi, ndërsa arbitrin e katërt dhe atë të VAR-it nga një kombësi tjetër në shumicën e ndeshjeve. Dyshimet nuk kanë munguar. Në Argjentinë gjithashtu nuk ishte pritur mirë fakti që para ndeshjes së tyre arbitër ishte francezi Leteksier.

Tani, sipas këtij interpretimi, FIFA e ka “kompensuar” duke caktuar një arbitër argjentinas për ndeshjen e Francës. Dajot Upamekano u shpreh: “Nuk do të përqendrohem te kush do të jetë arbitri. Nuk e kemi bërë këtë më parë dhe nuk do ta bëjmë as tani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Do të përqendrohemi te Maroku.” Edhe Robin Riser, portieri i tretë i “Les Bleus”, minimizoi rëndësinë e çështjes: “ Nuk duhet të biem në paranojë. Nëse arbitrat janë këtu, është sepse e meritojnë dhe janë në nivelin e duhur.”

Burimi: Bota Sot