Terras inkurajon Kurtin për koalicion funksional e zgjedhjen e

0%

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të angazhohet për ndërtimin e një koalicioni funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit.

“E inkurajoj kryeministrin Kurti të tregojë burrështetësi për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit”, ka shkruar Terras në një postim në platformën X, pas takimeve të zhvilluara në Kosovë. “Kosovës i duhen institucione stabile për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, ka shtuar ai.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka qëndruar gjatë të martës në Kosovë, ku është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një tjetër postim në X, Terras ka bërë të ditur se gjatë takimeve ka diskutuar për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, ku ka theksuar se e se e ardhmja e Kosovës qëndron në BE. “Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian.

E ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, ka shkruar Terras.

Burimi: Bota Sot