Rekordi i padëshiruar i Messit, bëhet i pari në histori

0%

Lionel Messi do të kujtohet për rekordet e shumta që ka vendosur në Kupën e Botës, por në ndeshjen ndaj Egjiptit ai vendos një tjetër i cili padyshim është ndër më të padëshiruarit. Ylli argjentinas kishte mundësinë të shënonte golin e radhës nga pika e bardhë, pas penalltisë që fitoi Taljafiko ndaj Egjiptit. Por ai gaboi nga pika e bardhë, me gjuajtjen që u prit nga portieri kundërshtar.

Kësisoj, Mesi u bërë lojtari i parë në historinë e Botërorëve që humb dy penallti në të njëjtin edicion të turneut pa llogaritur gjuajtjet pas 120 minutave. Ai gaboi një penallti më parë në fazën në grupe ndaj Austrisë dhe tashmë humbi një të tillë edhe ndaj Egjiptit. Kjo ishte penaltia e katërt që Mesi humbet në Botëror, duke përmirësuar rekordin që kishte vendosur ndaj Austrisë.

Burimi: Bota Sot