Raketat dhe dronët rusë godasin Kharkivin, një viktimë dhe dhjetëra

0%

Sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase kanë vazhduar të shkaktojnë viktima dhe dëme. Shërbimi Kombëtar i Emergjencave në Ukrainë ka njoftuar se një burrë 54-vjeçar është vrarë dhe 20 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë, pas një sulmi në qytetin e Kharkivit, raporton Sky News.

Si pasojë e sulmit janë dëmtuar një qendër mjekësore dhe arsimore, një pikë karburanti, si dhe disa ndërtesa banimi në lagjen veriore Shevchenkivskyi. Kharkivi ka qenë një nga objektivat e shpeshta të sulmeve me dronë dhe raketa, për shkak të afërsisë së tij me kufirin rus. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com