Shpërndaje në: Televizioni shtetëror hungarez ka pezulluar transmetimin e lajmeve përkohësisht të martën, duke njoftuar se vendimi vjen ndërsa qeveria po riorganizon median publike për ta bërë “të pavarur dhe të besueshme”. Kanali kryesor i televizionit shtetëror M1 e vuri njoftimin në ekran të zi, duke shfaqur mesazhin: “Media e shërbimit publik nuk mund të gënjejë.
Megjithatë, kërkojmë ndjesë që e kemi bërë këtë për shumë vite””. Kjo lëvizje qëndron në linjë me zotimin zgjedhor të kryeministrit Peter Magyar për të reformuar median shtetërore dhe për të ndalur “propagandën” e ish-kryeministrit Viktor Orban. “Media publike në këtë moment po riorganizohet, në mënyrë që në të ardhmen të jetë e pavarur dhe e besueshme.
Transmetimi i lajmeve është pezulluar përkohësisht. Ju lutemi, vazhdoni të na ndiqni!”, thuhet në njoftimin e publikuar në kanalin M1.
