Ancelotti mbetet selektor i Brazilit

0%

Shpërndaje në: Carlo Ancelotti mbetet përzgjedhës i Brazilit pavarësisht eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës, raporton “Goal”. Brazili humbi 2:1 nga Norvegjia dhe u eliminua në një të tetën e finales.

Trajneri italian dhe Federata e Futbollit e Brazilit kanë thënë se projekti afatgjatë mbetet i padiskutueshëm, pavarësisht rezultatit më të keq të Brazilit në Kupën e Botës që nga viti 1966. “Sot dhimbja është e madhe, por besimi në atë që po ndërtojmë nuk ndryshon. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ekipin e Brazilit. Gjithmonë së bashku. Gjithmonë Brazili”, ka shkruar Ancelotti në “X”.

Edhe federata braziliane e futbollit konfirmoi se Ancelotti do të mbetet në krye të Brazilit deri në Botërorin e vitit 2030. “Tani duhet të sigurohemi që cikli të vazhdojë, me pak më shumë paqe, duke vazhduar të punojmë me trajnerin deri në Kupën e Botës 2030”, shkruan Federata e Futbollit e Brazilit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha