Lavdim Ymeri është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar vet Ymeri. Ai tha se është emëruar në këtë pozitë nga data .
Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Radiologjisë, para doktor Ymerit ka qenë doktor, Gani Morina, i cili ishte emëruar si U.D., në nëntor të vitit 2025. Në janar të këtij viti, në mbledhjen e bordit të ShSKUK-së, u diskutuan listat e pritjes për shërbime të caktuara në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe në Spitalet Rajonale.
Klinikat, si ajo e Radiologjisë, Kardiologjisë e Ortopedisë, janë me numrin më të madh të pacientëve në listë të pritjes.
