Zhvilluan gara të shpejtësisë, dënohen tre shoferë

0%

Gjatë datës 4 korrik rreth orës pas mesnate patrullat policore të Stacionit Policor Prizren –kanë hasur tre automjete duke bërë gara shpejtësie në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Sipas njoftimit për media të tre kundërvajtësit (dy meshkuj dhe një femër) janë ndaluar. Secili është gjobitur me 500 euro, u janë shqiptuar 5 pikë negative dhe 12 muaj ndalim drejtimi.

Më tutje thuhet se Patentë-shoferët iu sekuestruan dhe automjetet u larguan nga qarkullimi.

Burimi: Bota Sot