Shpërndaje në: Gjykata e Apelit i ka ulur dënimin nga dy në një vjet burg ish-policit Dejan Pantiq, ndërsa ka refuzuar ankesat e Millun Millenkoviqit dhe Aleksandër Vllajiqit, të tre dënuar për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhore në Mitrovicë të Veriut në vitin 2022. Pantiqi, Millenkoviqi dhe Vllajiqi ishin dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më .
Pantiqi qe dënuar për “huliganizëm” me dy vjet burgim. Por Apeli të martën i ka ulur dënimi në një vjet. Millenkoviqi e Vllajiqi ishin dënuar me nga pesë vjet burgim për veprën penale “terrorizëm”. Ankesën e tyre për ulje të dënimit e ka refuzuar nga Apeli.
Bazuar në dosjen e Prokurorisë Speciale, më , është kryer sulm terrorist ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut dhe një autoambulancë është përdorur për bartjen e granatave të dorës. Sipas dosjes, granatat i ka marrë i akuzuari Millenkoviq.
Vllajiq e Pantiq akuzohen se kanë hedhur granata dore dhe shok bomba, me qëllim të detyrimit të organeve publike të Kosovës për t’u tërhequr nga organizimi i zgjedhjeve në veriun e banuar kryesisht me serbë.
