Qarkullimi në segmentin rrugor Brezovicë–Prevallë do të mbyllet përkohësisht më , për shkak të punimeve për asfaltimin e rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë. Sipas njoftimit për media, punimet po zhvillohen në kuadër të projektit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për 3 vite në vazhdim – Ferizaj 1”.
Gjatë ditës së enjte, , është planifikuar asfaltimi i një segmenti rrugor me gjatësi prej 1 mijë e 50 metrash, ndërsa për të mundësuar realizimin e punimeve në kushte të sigurta, do të bëhet mbyllja e përkohshme e qarkullimit. Mbyllja e segmentit Brezovicë–Prevallë do të jetë aktive nga ora deri në orën .
“Ky kufizim i përkohshëm i qarkullimit është i domosdoshëm për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik dhe të personelit të angazhuar në punime, si dhe për të siguruar realizimin cilësor të shtresës së asfaltit”, thuhet në njoftim.
Autoritetet kanë bërë apel tek qytetarët që gjatë këtij intervali kohor të përdorin rrugë alternative, për të shmangur pengesat në qarkullim. / Telegrafi
