Vinicius: Haalandi është lojtar i jashtëzakonshëm

0%

Shpërndaje në: Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, pati fjalë të mëdha për Erling Haalandin pas paraqitjes së norvegjezit ndaj Brazilit. Vinicius ka theksuar se norvegjezit nuk i duhen shumë raste për të shënuar. Haaland shënoi dy gola në fitoren 2:1 të Norvegjisë ndaj Brazilit në 1/8 e finales.

Falë dy golave të sulmuesit të Manchester Cityt, Norvegjia e siguroi çerekfinalen e Kupës së Botës. Vinicius ka thënë gjithashtu se Haaland ka respekt të madh për popullin brazilian. “Erling Haaland është një lojtar i jashtëzakonshëm. Atij nuk i duhen shumë raste për të gjetur golin. I mjaftoi një mundësi dhe shënoi.

Më pas mori sërish topin, krijoi vetë aksionin dhe realizoi edhe golin e dytë. Ai ka treguar gjithmonë respekt të madh për brazilianët dhe për mua personalisht”, ka thënë Vinicius Junior. Haaland është prej sulmuesve më në formë aktualisht në Kupën e Botës që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 25-vjeçari deri më tani ka shtatë gola të shënuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha